E suksesshme, e talentuar, seksi, por edhe një vajzë me fat!
E ndërkohë që flitej lart e poshtë për një rikthim të mundshëm me Drake apo me Chris Broën, RiRi na ka habitur të gjithëve pas fotove të publikuara në një pishinë me të dashurin e saj të ri, miliarderin Hassan Jameel. Nëse dashuria e tyre duket thjesht kalimtare, gaboheni, pasi Jameel mesa duket është dashuruar marrëzisht me këngëtaren nga Barbadosi, e cila siç bëjne me dije mediat amerikane, mësohet t’u ketë thënë shoqërisë së saj se ka shumë ndjenjë për Hassan.
Sigurisht që kur flitet për një miliarder saudit, dhuratat e para që të shkojnë në mendje janë makinat luksoze apo diamantët, por pronari i Toyota në Arabi nuk është i tillë. Ai i ka dhuruar RiRit një arush të madh me një trëndafil.
Siç duket ata janë të dashuruar dhe Jameel qenka një mashkull shumë romantik!