Dimrin e vitit të kaluar, Selena Gomez u përfol shumë për një lidhje me studentin Samuel Krost.
Një djalosh i ri i sapodiplomuar në Universtitetin e New York-ut, me të cilin këngëtarja u fotografua disa herë, ndonëse kurrë nuk e konfirmoi lidhjen. Por ja që disa të vërteta vonojnë por kurrë nuk harrojnë, dhe në një postim të bërë së fundmi në Instagram, Samuel ka konfirmuar romancën me Gomez. Teksa i është drejtuar kritikëve të Selenës, Krist ka shprehur përmes mesazhit në Insta të gjithë dashurinë e tij për artisten duke e cilësuar atë një vajzë të vërtetë me ndjenja të vërteta, pavarësisht se rrugët e tyre u ndanë. "Te dua Sel" kanë qenë fjalët e fundit në postimin e Samuel Krost, që më vonë është fshirë!