Tolgahan Sayisman, jo vetëm për publikun turk, por edhe për atë shqiptar është bërë një ndër aktorët më të pëlqyer, ndoshta edhe për faktin që është i dashuri i modeles shqiptare Almeda Abazi.
Aktori ka spikatur në telenovelën “Mos u dorëzo”, si një ndër aktorët më seksi. Padyshim për publikun shqiptar, roli si protagonist kryesorë në atë film e bëri mjaft të njohur, por jo vetëm pjesëmarrja në film ishte shkaku kryesor që e bërë aktorin aq “popullor” për publikun shqiptar.
Duke qenë se është i lidhur me modelen shqiptare, gjatë intervistave të ndryshme që ka barë nga mediat turke nuk ka shpëtuar pa u pyetur edhe për femrat shqiptare.
Ai është shprehur se vajzat nga Shqipëria dhe Kosova janë shumë të bukura, por këtë ka dashur ta mbajë sekret për të mos mërzitur fanset në Turqi.
"Vajzat e Shqipërisë janë shumë të bukura e gjithashtu edhe ato nga Kosova. Por le të mbetet sekret i yni, mos ju trego femrave në Turqi, sepse ato më duan mua dhe unë i dua ato", është shprehur Tolgahani.