INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dedikoi këngën e re? E pyesin a do të martohej sërish me Nora Istrefin, Robert Berisha HABIT me përgjigjen e tij: Ta di që…[FOTO]

I dedikoi këngën e re? E pyesin a do të martohej sërish me Nora Istrefin, Robert Berisha HABIT me përgjigjen e tij: Ta di që…[FOTO]

Publikuar më: 17:32 25-11-2019

Në emisionin e fundit të Luana Vjollcës, i ftuar ishte Robert Berisha, i cili përveçse na konfuzoi paksa me Lei Krajën, foli edhe për Norën. Gjatë lojës ku i duhet të zgjidhte mes vajzave të njohura të showbiz-it për t’u martuar, atij i doli para edhe fotoja e Norës. A do të martohej ai sërish me ish-bashkëshorten?

“Ta di që kaloj 14 vite të bukura, si ato që kam kaluar me Norën, isha martuar prapë, por njeriu në jetë bëhet vetëm një herë budalla, kështu që nuk do të martohem. Ju lutem mos më martoni”, -është shprehur ai me humor.

Për sa i përket tatuazhit me emrin e Norës që Roberti ka në krah, ai u shpreh se do ta mbajë gjithë jetën dhe në dorën tjetër do të bëjë vajzën, Rene dhe sërish Norën.

“Gjithë jetën do t’i kem në zemër”, -përfundoi ai.

Ndërsa gjatë rubrikës “Haje ose ndaje”, Roberti u ngacmua sërish për ish-bashkëshorten. Ai u pyet nëse kënga e Festivalit të RTSH-së është një dedikim për Norën.

“Fajtore për këngën është Fifi… Unë me Norën sot kam një marrëdhënie të mirë dhe uroj që të gjitha çiftet që ndahen, sidomos kur ka fëmijë në mes, ta kenë të tillë si marrëdhënia jonë”, -u shpreh Roberti duke mos lënë më vend për dyshime rreth marrëdhënies së tij të shkëlqyer me Norën.

NORES.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826