Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit kontrollet me drage dhe radar në autostradën Tiranë-Durrës.
Gjatë monitorimit të shpejtësisë se mjeteve, policia ka konstatuar një shkelje të rrezikshmërisë së lartë, të cilën e ka shpërndarë si shembull për të sensibilizuar drejtuesit e tjerë të mjeteve.
Në rastin konkret drejtuesi i mjetit Benz B-Clas, 46 vjeçari Xh.D ishte duke udhëtuar me shpejtësi 140 km/h dhe drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.39 mg/l, duke u bërë burim aksidenti për mjetet e tjera që qarkullonin në autostradë.
“Më shumë se kaq nuk mund të bënte një drejtues mjeti për të rrezikuar seriozisht jetën e tij, të atyre që e shoqërojnë por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës!!”, sqaron policia.
Këshilla e “Rrugores” për të gjithë drejtuesit e mjeteve është: “Duaje jetën, drejto me kujdes"