Një 54 vjeçar është vënë në pranga pasi drejtonte në gjendje të dehur makinën, duke rrezikuar jetën e disa personave. Si pasojë 54 vjeçari është përplasur me dy makina të tjera, duke shkaktuar plagosjen e dy fëmijëve të vegjël dhe nënës së tyre.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë Agron Mërtika, 54 vjeç, banues në fshatin Halilaj në Lushnje.
Njoftimi i policisë:
“Më datën 28.09.2015, në aksin rrugor Lushnje-Fier, në vendin e quajtur "Rotondo e Kolonjës" duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AB 248 T në gjëndje të dehur, është pëplasur me mjetin tip Ford Fiesta me targa AA 023 BT, me drejtues mjeti shtetasin E.Z, 31 vjeç, banues në Tiranë, dhe me mjetin ti Benz me targa CD 116 5A me drejtues mjeti shtetasin Th.B, 50 vjeç, banues në Gjirokastër.
Për pasojë kanë marë dëmtime të lehta E.Z, 29 vjeçe banuese në Tiranë dhe dy fëmijët e saj S.Z, 6 vjeç, A.Z, 4 vjeç, pasagjer tek mjeti tip Ford Fiesta me targa AA 023 BT të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rezikut për jetën”.