Një person i dehur ofroi një pamje qesharake për disa minuta në një supermarket. E gjithë ngjarja është zhvilluar përpara një pasqyre, kur i dehuri përpiqej që t'i hapte rrugën reflektimit të vetes. Videoja tregon një klient të dehur ukrainas, i cili acarohet me reflektimin e tij në pasqyrë, pasi nuk po i hapej rruga nga vetë ai.
Video u filmua nga një tjetër klient i supermarketit. Personi i dehur nuk e kuptonte se në të vërtet ai po i fliste vetes së tij në pasqyrë. “Hej mund të kalosh. Të thashë që mund të kalosh”, thoshte ai, teksa përpiqej që ti hapte rrugë. Ai tentoi të lëvizte në të majtë, por sigurisht që imazhit i tij në pasqyrë lëvizte andej nga ai shkonte. Kjo e acaroi dhe e bëri që të bërtiste. “Çfarë? Ti po tallesh me mua? Po kalo pra. Idiot”, bërtiste i dehuri. Kjo e detyroi klientin që filmonte që të ndërhynte. “Zotëri, ti je duke i folur vetes tënde në pasqyrë”