Riza Kenga efektiv i FNSH-së u vu në pranga nga kolegët e tij pasi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit. Riza Kenga, me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë, akuzohet se në gjëndje të dehur aksidentoi një person që lëvizte me motor.
“Arrestimi i efektivit të Policisë u bë pasi në datën 7 shtator, nën efektin e alkoolit ka aksidentuar rëndë me makinë në fshatin Laknas shtetasin Q.D 65 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak nen kujdesin mjekesor.”
Arrestimi i tij u be nga shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.