Policia e Mallakastrës në vijim të zbatimit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim, arrestoi një shtetas për "Trafikim të lëndëve narkotike" i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg. Policia bën me dije që në pranga ka rënë shtetasi Qamil Muçaj, 46 vjeç, banues në Mallakastër.
Qamil Muçaj është dënuar për transportin e 1.1 tonëve kanabis në drejtim të Greqisë, në shkurt të 2017-ës.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me Vendimin e datës 21.05.2018, e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale "Trafikim të lëndëve narkotike",- njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.