INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dënuar për rrëmbim, ja sesi 28-vjeçari arratiset nga Gjykata e Vlorës [Emri]

I dënuar për rrëmbim, ja sesi 28-vjeçari arratiset nga Gjykata e Vlorës [Emri]

Publikuar më: 10:22 23-05-2018

Ndonëse kishte shkuar në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë një 28-vjeçar në Vlorë i paraburgosur ka arritur të arratiset.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 të paradites së sotme.

I arratisuri quhet Mikel Kasa dhe është 28 vjeç. Ai është larguar me vrap sapo i është komunikuar vendimi i gjykatës.

Forcat e sigurisë kanë dështuar në tentativën për ta ndaluar të riun.

Mbi Kasën rëndonte një vendim për dënim me 5 vite burg, por Gjykata e uli atë duke e lënë në 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ai ishte dënuar për veprën penale “rrëmbim personi”.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992