INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dënuar për vrasje, arratiset shqiptari që u lirua me kusht në Britani [EMRI]

I dënuar për vrasje, arratiset shqiptari që u lirua me kusht në Britani [EMRI]

Publikuar më: 11:37 28-04-2019

Një shqiptar i dënuar me 25 vite burg është zhdukur në Britaninë e Madhe. Ai është dënuar për vrasjen e një fermeri në Fier në 1997, ndërsa autoritetet britanike e kishin lënë të lirë me kusht në pritje të ekstradimit për në Shqipëri për të vuajtur dënimin, por Hektor Mahmutaj, 43 vjeç ka shfrytëzuar momentin duke u arratisur.

Shqiptari hyri në Britaninë e Madhe i fshehur në një kamion, ndërsa përdorte 13 identitete të ndryshme, për t’i shpëtuar gjurmimit të policisë. Pas arrestimit, në tetor të vitit të kaluar gjykata pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare që ai të ekstradohej në Shqipëri, ndërsa Mahmutaj u la i lirë me kusht kundrejt garancisë 10,000 mijë dollarë. Mahmutaj kundërshtoi ekstradimin, pasi sipas tij do t’i shkelen të drejtat e njeriut. Ai është dënuar për vrasjen e Gentjan Jahajt, në korrik të vitit 1997 në një fshat të Fierit.

Pak muaj më parë, në një shkrim të medive britanike, shqiptari i kërkuar për vrasje, që është baba i dy fëmijëve i mohoi kategorikisht akuzat për vrasjen e Fierit. Ai shprehej se u arratis nga frika e një hakmarrjeje të mundshme, e cila mund të kryhej nga vrasësi i vërtetë.

Ndërkohë, pas arratisjes në Britani, një deputet konservator, Philip Davies reagoi duke kritikuar sistemin juridik.

“Kjo tregon se në ç’farsë është kthyer sistemi ynë i drejtësisë dhe sesa perverse apo idiote janë disa vendime gjyqësore. Njerëzit po vihen në rrezik pa shkak për këtë arsye” tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0044329166412354