INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dënuari për bashkëpunim me ISIS, Verdi Morava hyn në grevë urie! I ati, djali po më VDES[FOTO]

I dënuari për bashkëpunim me ISIS, Verdi Morava hyn në grevë urie! I ati, djali po më VDES[FOTO]

Publikuar më: 15:48 29-03-2019

Verdi Morava është një prej të dënuarve me akuzën e bashkëpunimit me ISIS.

Mësohet se ai ka nisur grevën e urisë. Morava pretendon se nuk i miratohet leja shpërblyese dhe për këtë arsye ka marrë këtë vendim ekstrem.
Për këtë çështje ka folur edhe babai i të dënuarit, i cili pretendon se djali i tij po vdes për shkak të autoriteteve. Pas ditë më parë i ati, Dielli Morava u shpreh për Fax News se kjo është forma e fundit që i ka mbetur për drejtësi. Morava thotë se çështja pritet të kalojë në Strasburg nëse nuk gjen zgjidhje në Tiranë.
‘Kërkoj ndihmë, im bir po vdes. Autoritetet nuk po e vënë ujin në zjarr’, ka thënë ai.
Kujtojmë se Verdi Morava është dënuar me 10 vite burg pasi akuzohet për rekrutim të personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, ose të financimit të terrorizmit, nxitje, thirrje publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve.

verdi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038571357727051