INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dënuari për vrasje në Shqipëri jeton si biznesmen në Angli [FOTO]

I dënuari për vrasje në Shqipëri jeton si biznesmen në Angli [FOTO]

Publikuar më: 17:25 20-11-2017

Një shqiptar i dënuar për vrasje që u arratis nga burgu, tashmë ndodhet në Britani dhe fiton 40 mijë paund si pronar lavazhi. Prestigjozia “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull personit që u përzu nga Anglia por që u rikthye si refugjat kosovar duke u bërë një biznesmen. Selami Çokaj, shkoi në Britani në vitin 1999, por u dëbua pas 10 vjetësh sepse u zbulua se ishte i dënuar me 20 vjet heqje lirie për vrasje. Por ai kishte bërë vetëm disa vite burg, e në kohën e trazirave ishte arratisur.

cokaj_2.jpgGjatë kohës së qëndrimit në Britani ai kishte përdorur emrin Valton Gashi dhe prezantohej si refugjat kosovar. Ishte në listën e personave më të kërkuar nga Interpoli, pasi u arratis nga burgu, në të cilin kishte shlyer vetëm tre vjet. Ai ishte dënuar për një vrasje me thikë dhe grabitje të armatosur, në vitin 1994. Disa muaj pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në 1999, ai kishte ngritur një biznes për larje makinash dhe u takua me gruan e tij të ardhshme. U kap në vitin 2006 dhe u depërtua në vitin 2009, pas një procesi 3 vjeçar ekstradimi.

cokaj_3.jpgPor në 2015, ai arriti që të kalonte kufirin dhe jetoi i pazbuluar në Britani deri vitin e kaluar. 43-vjeçari është ende duke bërë para nga biznesi i larjes së makinave në Oadby, Leicester dhe fitimet i përdorte për të bërë një jetë luksoze, në një shtëpi të aty pranë. Deputeti Tory Philip Davies tha:-“Nuk arrij ta besoj se si një vrasës i dënuar i cili duhet të ishte nisur, është ende këtu. Nuk kam asnjë ide se çfarë po bën Zyra e Shtetit nëse nuk mbron publikun nga vrasësit. Është mjaft e jashtëzakonshme që jo vetëm që ai është ende i lirë por vazhdon jetën e tij të përditshme duke fituar para. Është krejtësisht e papranueshme dhe duhet të depërtohet menjëherë. Në 2009, kreu i Interpolit në Tiranë, Pëllumb Serefi, i cili ka punuar për të siguruar ekstradimin e tij, tha: -“Selami Çokaj është një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri, sepse ai ka kryer vrasje dhe grabitje me armë”.

banesa_ee.jpg

Pavarësisht nga statusi i tij më i kërkuar, sipas ligjit shqiptar kishte kaluar shumë kohë që nga dënimi i tij origjinal dhe ai u lirua në vitin 2012. Çokaj arriti t’ua hedhë rojeve të kufirit duke përdorur emrin e tij të vërtetë për t’u kthyer në Britani të Madhe, dikur para gushtit të vitit 2015 dhe vazhdon që të drejtojë biznesin e tij Sela and Sons Consulting. Kjo është përkundër rregullave që pengojnë çdo shtetas të huaj që bëjnë më shumë se katër vjet burgim të shkojnë në Britani të Madhe. Tashmë ai ka hapur edhe një biznes të dytë, Senture Ltd, një shërbim që merret me larjen e makinave në Leicester. Të dy bizneset janë të regjistruar gjithashtu me emrin Selami Çokaj. Një nga banorët e zonës tha:-“ Ne dinim pak për të shkuarën e tij. Është e frikshme të mendosh se si një vrasës jeton i lirë në rrugë. Por është e pabesueshme të mendosh se në të gjithë këta muaj qeveria nuk ka bërë asgjë.

BIZNESI.jpg

Të paktën mendonim se Policia Kufitare do të ishte këtu për të vënë disa kufizime në lëvizjet e tij”. Një zëdhënës i zyrës së shtetit tha: -:Ne jemi të vetëdijshëm për Selami Çokajn dhe aktualisht po kërkojmë dëbimin e tij. Nuk jemi në gjendje të komentojmë për ndonjë vështirësi specifike dhe nuk kemi përditësime të mëtejshme në këtë kohë”. Kur u përball me të kaluarën e tij në shtëpi dje, Çokaj refuzoi të komentojë nëse Zyra e Emigrimit e kishte kontaktuar atë. “Nuk kam asgjë për të thënë.Largohuni"-u tha ai gazetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.023467063903809