Tenton ti japë fund jetës duke u vetëvarur në qelinë e burgut. Bëhet fjalë për Fatos Gurakuqin, i cili ndodhet në burg pasi akuzohet për përdhunimin e vajzës së tij. Sipas të dhënave të para nga uniformat blu mësohet se i dënuari ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëvarur në qëlinë e tij. Burime nga policia bëjnë të ditur se Gurakuqi është kapur në momentin kur ai do të vetëvarej më çarçaf, të cilin e kishte përshtatur si litar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 4:30 në ambientet e paraburgimit tek 313. Ndërkohë pak ditë më parë Gurakuqit iu refuzua leja për të shkuar në varrimin e djalit që humbi jetën në liqenin e Kasharit. Gurakuqi është arrestuar në tetorin e vitit të kaluar dhe është dënuar me 10 vjet burg.