INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dërgoi video erotike nxënëses së 9-vjeçares/ Merret vendimi për mësuesin nga Fushë-Kruja [FOTO]

I dërgoi video erotike nxënëses së 9-vjeçares/ Merret vendimi për mësuesin nga Fushë-Kruja [FOTO]

Publikuar më: 17:12 12-04-2018

Një skandal ka ndodhur së fundmi në shkollën 9-vjeçare “Adem Gjeli”, mësuesi i matematikës ditën e djeshme u përfshi në një skandal pasi u akuzua se i kishe dërguar video erotike nxënëses së tij të mitur.

Bëhet fjalë për mësuesin Fatmir Dervina i cili ditën e djeshme u kthye në një ndër personat më të përfolur në rrjet.

brenda.png

Mësuesi pas gjestit të shëmtuar, deklaroi se videoja ishte dërguar pa dashje tek kontaktet e tij, sipas Dervinës ngacmimi i të miturës nuk ishte qëllimi i videos.

Në krah të mësuesit doli edhe bashkëshortja e tij e cila me anë të një komenti në Facebook, i shkruante ish-kryeministrit që kishte raportuar ngjarjen, se videoja kishte qenë thjesht një lojë mes çiftit dhe i kujtonte se familja e tyre ishte demokrate.

bashkeshortja_dhe_tipi_i_ndyr.jpg

Pas kësaj ngjarje të shëmtuar ka reaguar edhe shkolla me anë të një statusi në “Facebook”, ku dënon aktin e mësuesit dhe për pasojë e kanë pezulluar nga puna Fatmir Dervinën.

Njoftim

Duke marrë shkas nga ngjarja e publikuar në rrjetet sociale, mbi publikimin e një videoje me përmbajtje që cënon integritetin e një mësimdhënësi, nga një mësues i shkollës sonë, drejtoria e shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” Fushë-Krujë dënon ashpër veprimin dhe ka marrë masën:

PEZULLIM NGA PUNA DERI NE ZBARDHJEN E ÇESHTJES NGA ORGANET KOMPETENTE

 

shkolla.png

Article Logic
Execution time: 0.003652811050415