INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dha 0 pikë Elhaida Danit, flet për herë të parë Franc Koruni: Nuk më vret ndërgjegja, votova këngën dhe jo njerëzit!

I dha 0 pikë Elhaida Danit, flet për herë të parë Franc Koruni: Nuk më vret ndërgjegja, votova këngën dhe jo njerëzit!

Publikuar më: 19:47 10-12-2017

Mbrëmjen e djeshme, Anxhela Peristeri ka arritur të fitojë trofeun e “Kënga Magjike”, falë votimit të fundit nga këngëtari Franc Koruni. Ndonse Anxhela dhe Elhaida ishin “kokë më kokë”, Franci i ka dhënë Elhaidës 0 pikë dhe Anxhelës 30 pikë, duke siguruar kështu fitoren e kësaj të fundit.
E pas këtij votimi, këngëtari Franc Koruni, u komentuar shumë nëpër portalet online dhe rrjetet sociale, por ai është bërë pjesë e emisionit “E diela shqiptare” me anë të një lidhjeje telefonike, duke sqaruar publikun për vlerësimet e tij dhe duke mos shprehur aspak pendesë për vlerësimin.

“Prisnin të gjithë të thoja Elhaida dhe unë thash Kastro. Mendoja vërtetë që Kastro e meritonte çmimin e parë. Doja të thoja diçka, votimi bëhet dhe gjithë këngëtarët votojnë në një mënyrë ose tjetër. Realisht unë kam mbajtur shënime nga fillimi deri në fund të spektaklit dhe komentet i kam bërë bashkë.
Në fund më tepruan disa pikë për alternativa tjera. E para, nuk më vret ndërgjegja, unë kam votuar me kokën time dhe nuk njoh asnjë nga këngëtarët. Më erdhi keq për pesë pikët e fundit se Elhaida Dani më shpëtoi por gjithsesi bazuar në dëgjimin, unë Elhaidës nuk i jepja dot më shumë se 5-6 pikë dhe pastaj mora vesh që duheshin 11 pikë prandaj sërish nuk do çontë peshë. Unë votova këngën dhe jo njerëzit. Doja ta sqaroja këtë pjesë për faktin se u fol shumë.” – tha Franc Koruni.

Article Logic
Execution time: 0.02169394493103