Loredana dhe Mozik janë çifti më i përfolur i showbizz-it sepse prej kohësh tashmë dihet që do të bëhen prindër për herë të parë.
Edhe pse kurrë nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë gjë, nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetet sociale kemi vënë re barkun e rrumbullakosur të Loredanës.
Por në një postim të sapo bërë nga Loredana, duket se çdo gjë është konfirmuar.
“7 dhjetor 2018, është ende e fshehtë”,shkruan Loredana dhe këtë e shoqëron me një simbol të gjinisë femërore.
Fansat kanë ngritur dyshime se ndoshta kjo është data që i ka caktuar mjeku, megjithatë Loredana nuk ka bërë asnjë reagim.