INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dha shtetësinë shqiptare Janullatos. Krerët e shtetit grek përshëndesin vendimin e Ilir Metës

I dha shtetësinë shqiptare Janullatos. Krerët e shtetit grek përshëndesin vendimin e Ilir Metës

Publikuar më: 15:10 26-12-2017

Krerët më të lartë të shtetit dhe diplomacisë greke kanë përshëndetur vendimin e presidentit Ilir Meta për ti dhënë shtetësinë Kryepeshkopit të kishës Ortodokse Janullatos. Është presidenca ajo që njofton se Ilir Meta ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin dhe ministrin e jashtëm grek pikërisht për këtë çështje.
Njoftimi i Presidencës:
“Presidenti Grek Prokopis Pavlopulos i shprehu Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta falënderimet e tij për dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Anastasi. Gjatë një bisede telefonike të martën, Presidenti i Republikës së Greqisë Prokopios Pavlopulos theksoi se " vendimi i fundit i shërben klimës së bashkëpunimit dhe përmirëson në mënyrë thelbësore marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Gjithashtu Zoti Meta pati dje një komunikim telefonik me të njëjtën temë, edhe me ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias”.

Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006