Kjo ishte surprizuese!
Një vëmendje të veçantë në natën finale të festivalit ‘Eurovizion’ e morën edhe pikët me të cilat shtetet vlerësuan njëri-tjetrin. Madje kjo ngjalli edhe shumë reagime.
I tillë ishte edhe rasti i vlerësimit të këngës shqiptare nga juria italiane me zero pikë. Ky veprim i tyre ka ngjallur pakënaqësi edhe nga vetë përfaqësuesi i shtetit të tyre, këngëtarit shqiptar Ermal Meta.
Nëpërmjet një statusi që Ermali ka postuar në “Tëitter” thotë se nuk e kupton këtë votim dhe se e vlerëson shumë zërin e Eugent Bushpepës.
“Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ia kisha dhënë Shqipërisë. Zëri i Eugentit është mbresëlënës”- ka shkruar Ermali.