Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i dhanë fund lidhjes së tyre pak javë me parë, me pretendimin se duhej të zgjidhnin ose të ruanin frymën e grupit në punë, ose historinë e dashurisë. Duke qenë se në këto momente për të dy ka shumë rëndësi karriera dhe labeli muzikor, ata vendosën që të ndaheshin.
Por siç duket të dy vazhdojnë të kenë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, të paktën brenda ambienteve të punës. Këngëtarja ka publikuar në “Instagram” një video nga studioja muzikore dhe në postim ka përmendur ish-partnerin e saj. “Ne vetëm punojmë:, ka shkruar Dafina.
Videon e ka ripostuar edhe Dj Geek në profilin e tij, duke konfirmuar se ai vazhdon si normalisht bashkëpunimin me ish-partneren dhe pjesën tjetër të grupit. Gjithashtu pak ditë më parë Dafina komentoi në një foto të Dj dhe ai i ktheu përgjigje, duke treguar se kanë raporte mjaft të mira me njëri-tjetrin.