Ish-Miss Shqipëria Egla Harxhi, ka folur sot për jetën e saj e ftuar në emisionin e Rudinës.
Ish-Miss-i ka treguar ndjesitë e të qenit nënë dhe se është duke rritur djalin pa praninë e partnerit Alexandre de Basseville.
Ajo tregoi se tani po e rrit djalin vetëm dhe me ndihmën e familjes pas s’ka besim tek askush tjetër:
“Unë jam rritur vetë me dado, por jam një person që e kam të vështirë të besoj dhe te pjesa e dados duhet të jetë dikush që i besoj, kam pasur mamin që ka bërë vajtje ardhje në Paris, kam pasur miq”.
E pyetur për marrëdhënien treshe dhe përse i dha fund asaj, Egla përmendi problematikat dhe zhgënjimet.
“Ti gjithmonë mëson nga këto gjëra. Nuk e konsideroj gabim, çfarë u bë u bë”, u shpreh bukuroshja shqiptare.
Lidhja e ish-miss Shqipërisë, Egla Harxhi me Alesian dhe Ale de Basseville ishte një ndër më të përfolurat në mediat shqiptare. Treshja thyen tabunë duke deklaruar se do të bëheshin një familje e madhe pas lindjes së djalit Luxifer, i cili me sa dukej do të kishte jo një, por dy nëna dhe një baba.
Por pak kohë pas lindjes, na ra në sy mungesa e fotove të Eglës me partneren e saj Alesian. Ato madje as nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në rrjetet sociale. Në një intervistë të dhënë më pas, Egla deklaroi se marrëdhënia kishte marrë fund.