INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dhanë fund romancës disa vjeçare, por si e priti Dj Geek lidhjen e re të Dafinës

I dhanë fund romancës disa vjeçare, por si e priti Dj Geek lidhjen e re të Dafinës

Publikuar më: 13:32 15-06-2023

Dafina Zeqiri dhe Dj i saj, Geek, i dhanë fund disa muaj më parë lidhjes së tyre, të cilës i ishin rikthyer disa herë. Lart e poshtë u fol se arsyeja e shkëputjes së marrëdhënies ishte fakti që Dj Geek nuk kishte ende dëshirë të krijonte familje, megjithatë vetëm ata të dy e dinë më mirë shkakun e vërtetë të ndarjes.

Pas kohë pas kësaj, Dafina u duk se nisi një romancë të re me biznesmenin Kreshnik Gjergji.

Por, si e priti Dj Geek lidhjen e re të Dafinës? Duket se mirë, pasi dyshja po vazhdon bashkëpunimet dhe kjo romancë nuk i ka penguar në punë. Nëpër koncerte gjithashtu, Dafina dhe Dj Geek vazhdojnë të shkojnë bashkë dhe e ndjekin ende njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Pra, asnjë hatërmbetje!

Article Logic
Execution time: 0.0033090114593506