Dhjetë ditë më parë në qytetin e Peqinit ndodhi një grabitje aspak e zakontë në lagjen “Xhami. Një 76-vjeçar u raportua të ishte paralizuar në banesën e tij përmes një lëngu dhe më pas i është vjedhur banesa.
Policia e Elbasanit ka arrestuar dhe autorin e katërt të dyshuar për vjedhjen. Shtetasi që ka rënë në pranga me inicialet S.I 19-vjeç, ishte shpallur në kërkim, ndërsa bashkëpunëtorët e tij, B.H., 30 vjeç, M.Ll., 27 vjeç dhe E .Sh., 27 vjeçe kanë rënë në pranga dy ditë pas grabitjes.
Në këtë grabitje autorët arritën të merrnin nga tregtari, Skënder Zeqiri një shumë të konsiderueshme parash. Sipas bashkëshortes së tregtarit të grabitur, gruaja e arrestuar E.SH e kishte mashtruar se donte të shkonte në tualet, por më pas sipas saj i kishte marrë një shumë prej 60 mijë euro.