INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dhurojnë fanellën e lojtarit të Interit me origjinë Arbëreshe, reagimi i kryeminisitrit Rama është epik

I dhurojnë fanellën e lojtarit të Interit me origjinë Arbëreshe, reagimi i kryeminisitrit Rama është epik

Publikuar më: 18:14 09-10-2017

Në kuadër të ekspozitës së 4 Kupave të Botës, që po mbahet në teatrin ”Migjeni”, në Shkodër, është organizuar dhe një event me figurat më të larta sportive dhe shtetërore të të dyja vëndeve, Shqipërisë dhe Italisë.

I pranishëm ishte dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili mori si dhuratë një bluze të Kombëtares italiane që mbante emrin e lojtarit arbëresh, Antonio Candreva, nga kreu i Federatës Italiane të Futbollit, Tavechio. Por Rama, mesa duket nuk e pëlqeu dhuratën dhe me shaka i tha Tavechios, se më mirë do ishte t’i jepnin një  fanellë të ndonjë lojtari juventin.

“Më paskeni dhënë të Candrevas, por unë jam me Juvntusin, gjithsesi është dhe pak e vogël si masë, po s’ka gjë se ja jap çunit”, përfundoi kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0033299922943115