INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dini pikat tuaja të dobëta? Zbuloni cilat janë ato sipas shenjës së horoskopit

I dini pikat tuaja të dobëta? Zbuloni cilat janë ato sipas shenjës së horoskopit

Publikuar më: 21:57 16-02-2017

Të gjithë kemi nga një ves, por dobësitë që ushqejnë këto vese, janë problemet reale. Vetë veset janë simptoma të problemeve të mëdha. Edhe pse mund të kemi vështirësi t’i dallojmë ato, astrologjia mund të na ndihmojë. Ja kush janë pikat tuaja të dobëta sipas zodiakut:

Dashi: Fjalët e ashpra                    
Duhet t’i përballoni situatat me diplomaci. Luftëtarët e vërtetë i mbajnë armiqtë afër.

Demi: I bëni qejfin vetes                             
E pranojmë që nganjëherë duhet t’ia bëjmë qejfin vetes, por jo çdo ditë.           

Binjakët: Debatet e mërzitshme                              
Jo të gjithë duan të dëgjojnë rreth artikullit të fundit që mund të keni lexuar. Qetësohuni binjakë, ose njerëzit do të mendojnë se jeni i zgjuari i dynjasë.

Gaforrja: Nëna juaj        
Ju jeni shumë të lidhur me nënën, por duhet të jetoni jetën tuaj.

Luani: Lajkat     
Të gjithë duam të jemi të pëlqyeshëm dhe të vlerësuar, por ju e ekzagjeroni shumë

Virgjëresha: Asgjë nuk ju duket në rregull           
Stresoheni për gjërat më të vogla. Jeni duke bërë një foto, dhe shikoni detajin më të vogël, atë vizën në mur, apo një fije floku të çregullt. Mos e vrisni mendjen kaq shumë

Peshorja: Vendimet      
Nëse dilni për darkë me shoqërinë, ju duhen 4 orë për të vendosur se çfarë duhet të merrni për të ngrënë. E keni shumë të vështirë të merrni një vendim

Akrepi: Fjala “Jo”                             
Kur ua hedhin poshtë idetë apo hipotezat tuaja, nuk bindeni asnjëherë, dhe kundërshtoni me “Jo”, duke këmbëngulur se keni të drejtë, dhe nuk jeni gabim. Duhet ta pranoni kur jeni gabim, nuk është fundi i botës.

Shigjetari: Mosmarrëveshjet     
Një shigjetar është shumë optimist dhe i verbër ndaj realitetit dhe e keni të vështirë të dalloni të këqijat e ekstremizmit tuaj. Dhe si shkak i kësaj, humbni mundësinë për të përjetuar shumë gjëra, që në fakt janë ato çfarë doni. Duhet të zgjeroni idetë dhe besimet tuaja.

Bricjapi: Sfidat  
Ju pëlqeni t’i bëni gjërat në mënyrën më të vështirë të mundshme, dhe për t’i bërë të thjeshta, mundoheni shumë.    

Ujori: Problemet që duan zgjidhje          
E keni shumë të vështirë të zgjidhni problemet. Mësoni të vendosni prioritetet dhe çdo gjë do jetë në rregull.

Peshqit: Hidhërimi                          
Mërziteni shumë shpejt, prandaj duhet të rrethoheni nga njerëz të lumtur.

               

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833