INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dini të gjitha rreth Kim Kardashian? Këto janë 20 gjërat e çuditshme që nuk i keni dëgjuar më parë

I dini të gjitha rreth Kim Kardashian? Këto janë 20 gjërat e çuditshme që nuk i keni dëgjuar më parë

Publikuar më: 17:01 05-02-2017

Fansat mund të mendojnë se dinë çdo gjë në lidhje me Kim Kardashian, pasi ylli 36 vjeçar ka ekspozuar çdo hap të jetës së saj në kamera, qoftë në rrjetet sociale, në intervista, apo edhe në serialin “Keeping Up With the Kardashians. Por ka ende sekrete të cilat Kim nuk i ka treguar.

Në fakt, kishte, pasi ajo ka postuar në uebsajtin e saj 20 gjërat të cilat ne nuk i dinim më parë. Ja cilat janë ato:

1. Kourtney dhe unë ishim në të njëjtën klasë spanjishteje kur ishim në gjimnaz. Unë isha tepër e zgjuar dhe avancova një vit. Thjesht shaka. Asaj iu desh ta përsëriste një vit spanjishten , por ishte viti me i bukur pasi ishim bashkë.

2. Unë kërcas duart çdo mëngjes.

3. Kam patur nje shenjë në ballë e cila ishte thjesht ndryshim lëkure, por të gjithë mendonin se ishte një puçër.

4. Unë kam një mbajtëse në pjesën e brendshme të dhëmbëve që ju nuk mund ta shihni.

5. Kam gjashtë pirsing, një në kërthizë, një në veshin e djathtë, 3 në pjesën e poshtme te veshit të majtë dhe një në pjesën e sipërme të veshit të majtë.

6. Kam një nishan në sy.

7. Urrej majdanozin, mustardën, specin dhe djathin blu.

8. Unë fle me sytë gjysmë të hapur , gjë e cila i tmerron njerëzit.

9. Unë marr gjithmonë me vete një jastëk dhe një batanije kudo që udhëtoj.

10. Unë mbaj gjithmonë një prehëse dhe një limë thonjsh me vete duke qenë se jam e fiksuar me thonjtë dhe se përher i dua të jenë perfekt.

11. Unë e di alfabetin në gjuhën e shenjave dhe kopjoja në testime duke folur me miqtë e mi në këtë gjuhë.

12. Jam hedhur nga një aeroplan duke bërë skydiving kur kam qene 20 vjec dhe që atëherë kam shumë frikë nga lartësitë.

13. Unë jam personi më humorist por vetëm në rrethin tim të ngushtë.

14. Unë luaja tenis dhe shkoja në kampe tenisi në Ojai me Allison.

15. Për pak u përjashtova nga kampi i tenisit sepse putha një djalë. Babai erdhi dhe më vërtiti shumë.

16. Unë kam udhëtuar për në Arizona për të takuar Kourtneyn në kolegj dhe ne ndërruam BMW-të .

17. Unë kurrë nuk i kam patur frikë bletët. Gjithmonë kam luajtur me to dhe sjam pickuar kurrë nga një e tillë.

18. Kurrë nuk kam marrë një kafe të ftohtë në StarBucks.

19.E urrej bishtin e filxhanit të Starbucks. E lë në dhomë që dikush ta heqë për mua sepse urrej zhurmën. Është si zhurma e thonjëve tek dërrasa e zezë.

20. Më pëlqejnë dhomat me temperatura të larta, por urrej ajrin e kondicionuar. E dija që unë dhe Kanye kishim lindur për njëri-tjetrin kur fjetëm me ngrohësen ndezur.

Article Logic
Execution time: 0.0039899349212646