INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dinit? Ja kush janë vendet me numrin më të lartë të robotëve ''punonjës''

I dinit? Ja kush janë vendet me numrin më të lartë të robotëve ''punonjës''

Publikuar më: 11:44 08-05-2019

Në botë ka shumë shtete që janë përshtatur mjaft mirë me teknologjinë. Sipas të dhënave nga Federata Ndërkombëtare e Robotikës, po rritet përdorimi i robotëve në ambientet e punës, në vendet e zhvilluara.

Përkatësisht në Europë, ka 106 robotë për 10 mijë punëtorë, në Amerikë ka 200 robotë për 10 mijë punonjës, ndërsa në Azi, 75 robotë për 10 mijë.

Ndër vendet që regjistrojnë nivelet më të larta të rritjes së automatizimit industrial janë Singapori dhe Koreja e Jugut.

Një vit më parë numri i robotëve industrialë të instaluar në Korenë e Jugut ishte 710 për çdo 10 mijë punonjës. Kjo vjen, kryesisht, për shkak të zhvillimit të lartë që kanë këto vende në sektorët elektronikë dhe elektrikë.

Singapori renditet në vendin e dytë, me 658 robotë në 10 mijë punonjës ku 90% e robotëve industrialë janë të instaluar në industrinë elektronike. Gjermania dhe Japonia njihen për industritë e tyre automobilistike, ku numri i robotëve të instaluar është 300 në 10 mijë punonjës.

Një ndër vendet Europiane që duket se kanë përqafuar teknologjinë, është dhe Italia, ku sipas statistikave renditet e 7 për numrin e robotëve në 10 mijë punonjës, pas SHBA.

Federata Ndërkombëtare e Robotikës shprehet se përpjekjet e vendeve të zhvilluara për të rritur numrin e robotëve në sektorin e punës janë të mëdha dhe një nga vendet që përpiqet më shumë është Kina që pretendon që të jetë pjesë e top 10 për numrin e robotëve që zëvendësojnë punëtorët njerëz.

statistika.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002593994140625