INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dinit këto fakte interesante për stinën e verës? Nëse jo, mësojini tani..

I dinit këto fakte interesante për stinën e verës? Nëse jo, mësojini tani..

Publikuar më: 15:54 10-07-2016

Mark Antony e emërtoi korrikun me emrin July, në nder të Jul Cezarit.

Muaji Gusht u emërtua August sipas nipit të Jul Cezarit, Gaius Julius Caesar Octavius, i cili mbante titullin “Augustus” .

Fjala shtator vjen nga latinishtja septem, që do të thotë shtatë.

Shkencëtarët thonë se fëmijët e lindur në verë ka më shumë të ngjarë të vuajnë nga ndryshimet e humorit se bebet e lindura në stinët e tjera.

Vetëvrasjet rriten gjatë muajve të verës. Sipas studimeve një nga arsyet është interaktiviteti. 

Studimet tregojnë gjithashtu se meshkujt janë më të prirur të tradhëtojnë gjatë muajve të verës.

Nuk mund të bjerë borë në qershor.

Më shumë stuhi ndodhin gjatë gjatë verës se në cdo kohë tjetër të vitit dhe ato ndodhin më shpesh në juglindje të Anglisë.

Në verë toka ngrohet më shpejt se deti ndaj dhe zonat bregdetare janë më të freskëta.

Dita më e gjatë e vitit është në verë. Solstici veror shënon pikën kur dielli arrin pikën e tij më të lartë në qiell. Kjo është dita më gjatë e vitit, pas kësaj ditët bëhen më të shkurtra deri në solsticin dimëror që ndodh në 22 dhjetor.

Lojërat e para Olimpike u mbajtën në verë në 1896 në Athinë, Greqi.

Dita e parë e verës është midis 20 dhe 22 qershorit.

Dita e fundit e verës është në 20 shtator.

Shalqiri që është edhe fruti më i preferuar i verës, në fakt nuk është një frut. Ai bën pjesë në familjen e perimeve.

Kulla Eiffel rritet në të nxehin e verës. Për shkak të zgjerimit të hekurit nga nxehtësia, ajo rritet me 15 cm cdo verë.

Korriku është muaji i akulloreve.

Kostumi i parë i banjos u krijua në 1800-ën dhe konsistonte në kilota.

Ato që quhen “the dog days of summer” (ditët e qenit gjatë verës) I referohen datës nga 30 korrik në 3 gusht që janë edhe ditët më të nxehta të verës. Janë quajtur kështu sipas yllit Sirius të quajtur ndryshe edhe “ the Dog Star”.

Mushkonjat që janë më të përhapura gjatë verës, kanë ekzistuar mbi tokë për më shumë se 30 milionë vjet.

Akulloret me shkop u shpikën në 1905 nga një djalë 11 vjeçar.

Article Logic
Execution time: 0.0045850276947021