INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dinit? Këto janë 10 këshillat për seksin për herë të parë

I dinit? Këto janë 10 këshillat për seksin për herë të parë

Publikuar më: 20:28 14-06-2017

Po planifikon ti thuash lamtumirë virgjërisë e të kryesh seks për herë të parë? Por ke me siguri shumë pikëpyetje në kokë dhe dëshiron që kjo eksperiencë të mbetet e paharrueshme për ty?

Në këtë artikull po sjellim disa këshilla që duhet të kesh parasysh për marrëdhënien tënde të parë intime…

1. Merr masat e duhura mbrojtëse

Megithëse mund të përdorësh kontraceptiv, sigurohu që partneri yt të përdorë prezervativ, për të parandaluar jo vetëm një shtatëzani të padëshiruar, por edhe sëmundje të ndryshme seksualisht të transmetueshme.

2. Mos pretendo për një seks të përkryer

Shpesh femrat mendojnë se seksi i herës së parë duhet të jetë ai më i miri, por nuk ndodh kështu pasi për një seks vërtetë të mirë partnerët duhet ta njohin njëri-tjetrin seksualisht dhe të ndihen komodë me trupin e njëri-tjetrit. Prandaj uli pritshmëritë dhe qëndro me këmbë në tokë pasi do të këtë shumë herë të tjera për të përjetuar seks të përkryer.

3. Tregohu e qetë dhe komode me veten

Seksi për herë të parë shoqërohet edhe me dhimbje, prandaj duhet të mundohesh të ruash qetësinë dhe të jesh sa më komode me veten.

4. Shijo ledhatimet dhe puthjet

Ndër momentet më të bukura në një marrëdhënie intime janë puthjet, përkëdheljet dhe ledhatimet para momentit të penetrimit. Prandaj mundohu ta shijosh në maksimum këtë moment.

5. Përdor lubrifikues

Penetrimi për herë të parë mund të jetë shumë i dhimbshëm nëse vagina nuk ka lagështirën e duhur. Prandaj përdor lubrifikues për ta bërë këtë proçes sa më të lehtë.

6. Mbaj komunikim me partnerin

Mundohu të jesh sa më e lirshme gjatë seksit dhe komuniko me partnerin tënd nëse diçka nuk të pëlqen. Është hera jote e pare, prandaj nuk duhet të ndihesh aspak në siklet nëse ka momente të papërshtatshme për ty.

7. Mos e konsidero partnerin tënd ekspert seksi

Edhe pse partneri yt mund të ketë pasur eksperienca të mëparshme seksuale, kjo nuk do të thotë se ai është një ekspert seksi, pasi çdo mashkull ndihet i shqetësuar kur bën seks me një femër të virgjër pasi nuk e njeh atë seksualisht dhe dëshiron ti falë kënaqësi.

8. Mos prit patjetër orgazmë

Është shumë e vështirë që të arrish orgazmë për seksin e herës së parë, pasi orgazma vjen kur ndihesh shumë komode dhe e njeh mirë seksualisht partnerin tënd. Por nëse ja del mbanë të arrish orgazmë është fantastike.

9. Mos u shtirr

Mos u shtirr me herën tënde të parë, pasi partneri yt do ta kuptojë dhe ai e di se është e vështirë të arrihet kënaqësia e duhur seksuale me herën e parë.

10. Ki parasysh se edhe atij mund ti ndodhin probleme

Meshkujt ndihen në siklet me femrat e virgjëra dhe mund të ndodhin probleme me ejakulacionin e penisit të tij, pavarësisht se ai mund të ketë pasur eksperienca të mëparshme. Prandaj merre me qetësi nëse ndodh një situatë e tillë dhe tregohu e mirëkuptueshme ndaj partnerit tënd.

Article Logic
Execution time: 0.0043351650238037