INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dinit? Këto janë 5 gjërat që duhet të ‘pastroni’ kur nisni një lidhje të re

I dinit? Këto janë 5 gjërat që duhet të ‘pastroni’ kur nisni një lidhje të re

Publikuar më: 23:45 04-12-2018

Nëse nisni një marrëdhënie të re e dini mirë se gjërat nuk mund të jenë si më parë. Nga disa studime, rezulton se njerëzit kërkojnë gjëra të reja, kur nisin një marrëdhënie të re. Jeta juaj do të ndryshojë dhe për të nisur këto ndryshime duhet t`ia filloni nga disa gjëra. Pesë gjërat kryesore, të cilat duhet të filloni t`i “pastroni” menjëherë sapo nisni një lidhje të re janë:

Të brendshmet
Duhet t`ia nisni nga sirtari i të brendshmeve. Nuk mendoni edhe ju se ka ardhur koha t`i hidhni të brendshmet tuaja të vjetra dhe t`i zëvendësoni me disa më sexy?

Kontaktet në telefon
Është e rëndësishme që të fshini disa kontakte që nuk ju duhen (ndoshta atë të ish-it). Po ashtu, edhe aplikacionet e njohjeve (nëse keni) dhe ndonjë mesazh që përveçëse nuk ju duhet mund t`ju prish punë.

Dyshekun
Mund të tingëllojë e çuditshme, por njerëzit preferojnë ta ndryshojnë dyshekun kur krah tyre do të fle dikush tjetër. Një dyshek i ri dhe i rehatshëm është i domosdoshëm. Gjumi është shumë i rëndësishëm, prandaj mos e anashkaloni këtë pjesë.

Disa foto
Ashtu si kontaktet e vjetra, edhe fotot duhen spastruar, sipas class. Fotot me ish-in apo disa të tjera komprometuese duhet të “zhduken” nga telefoni dhe nga rrjetet sociale.

Dollapin
Duhet të rinovoni gardërobën tuaj patjetër. Mos u mendoni dy herë para se të hidhni poshtë bluzat e ish-it apo ato rroba që ju kujtojnë atë.

Article Logic
Execution time: 0.0016789436340332