INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dinit? Këto janë 7 gjërat që mund t’ju ndryshojnë ngjyrën e syve

I dinit? Këto janë 7 gjërat që mund t’ju ndryshojnë ngjyrën e syve

Publikuar më: 21:58 09-10-2018

Pavarësisht se mund të keni sytë ngjyrë kafe apo blu, ndoshta ju nuk e keni pyetur veten se si do të dukeshit me sy jeshil për shembull. Por ka nga ata që e dinë se ka një numër faktorësh ku përfshihet edhe ushqimi apo emocionet që ndryshojnë ngjyrën e irisit tonë. Më poshtë ju tregojmë faktet më interesante se si mund të ndryshojë ngjyra e syve duke përdorur edhe shembuj.

1-Humori juaj ndikon në ngjyrën e syve.

Emocionet e forta kanë një goditje të sigurt në trupin tonë. Kur përjetojmë një zemërim të madh apo një gëzim të pakufishëm, frekuenca e rrahjeve të zemrës mund të na ndryshojë, fryma na përshpejtohet ose mund të kemi vështirësi në frymëmarrje, por gjithashtu na ndryshon edhe ngjyra e irisit. Ajo mund të bëhet ndonjëherë më e errët e ndonjëherë më e çelët. Ngjyra e syve duket më e gjallë në momentet që njerëzit përjetojnë çaste lumturie e për këtë arsye ndonjëherë themi për dikë "i shkëlqenin sytë".

2-Melanina dhe mosha.

Nëse një foshnjë lind me sytë ngjyrë gri ju mund të habiteni më vonë. Kjo pasi ngjyra e syve tek shumica e foshnjave ndryshon në moshën 3-18 muajsh duke u bërë më e errët. Kjo ndodh kur sasia e melanociteve në irisin e tyre rritet. Për shembull, njerëzit që jetojnë në rajonet malore shpesh lindin me sy të kaltër që transformohen më vonë në ngjyrë kafe, por kryesisht varet nga ngjyra e syve të prindërve të tyre. Ndonjëherë, ngjyra përfundimtare e syve nuk zbulohet deri në moshën 12 vjeçare. Por bebet që lindin me sy kafe nuk përjetojnë ndryshime dhe mbajnë atë ngjyrë sysh për pjesën tjetër të jetës së tyre. Për shkak të përmbajtjes së lartë të melaninës, shtresa e jashtme e irisit thith dhe reflekton dritën e cila rezulton me ngjyrë kafe. Kujtojmë këtu që edhe pse njerëzit me sy të zinj apo të errët vuajnë nga sëmundjet e syve më rrallë, ata duhet të vendosin patjetër syze dielli. Në përputhje me hulumtimet e kryera në Republikën Çeke, njerëzit me sytë ngjyrë kafe zakonisht perceptohen si më të besueshëm, ndërsa gratë me sy të shndritshëm janë më pak negative dhe më pak depresive. Ka 16 gjene që ndikojnë në ngjyrën e syve, prandaj është e vështirë të parashikohet ngjyra e syve para lindjes.

3-Ushqimi i pashëndetshëm apo dhe detoksifikimi.

Ekziston një teori në mjekësinë alternative se ngjyra e irisit dhe shëndeti i organeve të brendshme janë të lidhura. Ky drejtim në mjekësi quhet iridologji, por meqë nuk ka një bazë të mjaftueshme të provave, konsiderohet pseudo-shkencore. Por sipas Dr. Robert Morse, një ekspert shëndetësor i cili ka vizituar mbi 250 mijë njerëz, rrethi i jashtëm i bebes së syrit lidhet me shëndetin e trurit ndërsa rrethi i brendshëm është i lidhur me sistemin e tretjes. Ai thotë se shumë fruta dhe perime në dietën tuaj mund të ndryshojnë ngjyrën e syve tuaj dhe ai madje krijoi një seri videosh të dedikuara për kërkimin e kësaj teorie. Sipas Dr Morse, përqendrimi i lartë i ngjyrës së verdhë nënkupton një numër të madh të toksinave.

4-Make-upi dhe rrobat mund të ndryshojnë ngjyrën e syve tuaj.

Gratë kanë mjete magjike që mund t’i përdorin për të ndryshuar ngjyrën e syve dhe për ta bërë atë më të thellë. Shkopi i tyre magjik është make upi, veshjet, ngjyra e flokëve etj. Për shembull, zonjat me sy kafe mund të përdorin veshjet që janë ngjyrë ari, rozë dhe jeshile të ndritshme për të bërë irisin e syve të tyre të duket më i shndritshëm. Ngjyrat neutrale nënvizojnë ngjyrën natyrale të syve.

5-Rrezet e diellit dhe vendi ku banoni.

Sytë ngjyrë kafe janë ngjyra më e zakonshme në Tokë, 70% e popullsisë së planetit i ka ato, dhe njerëz me sy të tillë mund t’i gjeni në të gjitha kontinentet nga Australia në Amerikën e Veriut. Në rajone të caktuara, përqindja e njerëzve me sy kafe arrin 95%, si në Azi, Lindjen e Mesme, Amerikën e Jugut, Evropën Jugore dhe Oqeani. Në SHBA, 50% e popullsisë ka sy kafe. Njerëzit me sy të kaltër janë më të zakonshëm në Evropën veriore: Estoni, Danimarka, Finlanda – 85%, Gjermania – 75%, dhe Britania e Madhe – 50%. Rrallë, kjo ngjyrë sysh mund të gjendet mes njerëzve në Lindjen e Mesme. Vetëm 2% e popullsisë së planetit ka sy jeshil. Kjo ngjyrë u formua për shkak të përmbajtjes së moderuar të melaninës dhe kombinimit të pigmenteve e verdhë-kafe. Sytë e gjelbër janë më të zakonshmet në Spanjë, Irlandë, Rusi, Brazil, Islandë dhe Pakistan. Ngjyra më e rrallë e syve është e verdha, e cila është rezultat i syve që kanë një pigment lipokrom.

6-Operacioni me lazer që ndryshon ngjyrën e syve

Operacione si kjo dikur ishin shumë të rrezikshme dhe madje mund të çonin deri në verbim total por në vitin 2011, Dr. Gregg Homer shpiku një operacion me lazer që mund të ndryshojë ngjyrën e syve. Me ndihmën e një lazeri, qelizat e melaninës shkatërrohen duke bërë ngjyrën e irisit të duket më e lehtë. Kjo do të thotë që njerëzit me sy kafe mund të bëhen me sy të kaltër ose me sy gri. Procedura zgjat vetëm 20 sekonda dhe rezultati përfundimtar bëhet i dukshëm në 2-4 javë.

7-Njerëzit me sy që ndryshojnë ngjyrë si kameleoni.

Disa njerëz kanë sy që mund të ndryshojnë ngjyrën. Megjithëse ky fenomen nuk është studiuar ende në thellësi, të gjithë shkencëtarët e pranojnë se kjo nuk është një sëmundje, por një veçanti e veçantë që vetëm pak njerëz kanë. Zakonisht njerëzit me sy të gjelbër-blu ose me ngjyrë gri kanë sy që ndryshojnë ngjyrë, sipas joq.al Mjekët nuk kanë gjetur ndonjë problem me shikimin tek këta njerëz, por kjo ngjyrë është një "dhuratë" që as nuk mund të trashëgohet.

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004