Media italiane ka bërë një vlerësim të pagave mesatare që kanë lojtarët e 32 kombëtareve që janë pjesëmarrëse në këtë Botëror.
Futbolli sot nuk është vetëm sport, por edhe marketing, ndaj është normale që përveç cilësive, ka futbollistë që në rrogën e tyre ndikon edhe imazhi, të cilat pasqyrohen qartë në xhepat dhe kontratat që ata firmosin.
Brazili është ekipi me pagën mesatare më të lartë, prej 6.55 milionë eurosh në sezon, për secilin. “Seleçao” ndiqet nga Spanja me 6.18 milionë euro në vit; Belgjika e treta me 5.9 milionë; Franca me 5.89 si dhe Argjentina e Gjermania, respektivisht me 5.7 dhe 5.5 milionë euro në vit. Po skuadra më pak e paguar? Ashtu siç pritej, debutuesit e Panamasë, me 170 mijë euro në vit.