Ajo u bë pjesë e Kuvendit dhe papritur jeta e saj si një personazh publik u bë e bujshme pasi mediet rozë u mbushën me shkrime për format e saj duke u cilësuar si një nga deputetet më të bukura.
Vetëm para pak ditësh Duda Balje u komentua shumë për shkak të veshjes që mbante në një takim të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione pasi fundi ngjyrë blu që mbante veshur që i ekspozonte krejtësisht të brendshmet.
Por e ftuar së fundmi në një emision, Duda u shpreh se fotoja ishte e vjetër, e para disa muajve në një takim shumë të rëndësishëm që deputetja ka zhvilluar. "E kanë modifikuar vetëm për klikime. Ka shumë programe në ditët e sotme, që sigurisht vetëm për disa shikime më shumë, gazetarët e sotëm mund të bëjnë gjithçka,"- tregoi deputetja.