INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"I droguar dhe i paarsyeshëm", Chris Brown i "sheh" menaxherët si thasë boksi [VIDEO]

Publikuar më: 13:08 27-06-2016

Chris Brown sa vjen e del më shumë jashtë kontrollit.

Pas padisë nga ish menaxheri i tij, Mike G, se ishte dhunuar fizikisht nga ylli i muzikës RnB, të tjera akuza po dalin në drejtim të Chris. Bëhet fjalë për një tjetër menaxhere të këngëtarit amerikan, këtë herë ajo përgjegjëse për turin, e cila është kërcënuar në mënyrë aq intensive sa ka zbritur menjëherë nga autobuzi i turit. Nancy Ghosh tregon se është ndjerë e rrezikuar pasi Brown, nën ndikimin e fortë të drogës, e ka vënë në një cep dhe e ka kërcënuar se do i bënte asaj të njëjtën gjë si ish menaxherit Mike G. Në një letër drejtuar ekipit të artistit 27 vjeçar, ajo ka deklaruar se është ndjerë e rrezikuar  pasi ky i fundit është treguar “i paarsyeshëm dhe i dendur me drogë”. Ajo më parë ka punuar për emra si J.Lo, Kanye West dhe Justin Bieber, por duket se i vetmi që kishte tendencën për ta parë si theks boksi ishte ish i dashuri i Ririt (besojmë ju kujtohet mirë si përfundoi edhe ajo histori). TMZ ka kontaktuar me ekipin e Chris por deri tani kanë refuzuar të deklarohen.

Dhe në rast se dikush dyshon për faktin se Chris Brown drogohet, ja kundërpërgjigja që ai dha për akuzat e ish menaxherit të tij Mike G.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273