Bledi Beqiri ishte nga konkurrentet më të pëlqyer brenda programit “Për’puthen” në këtë edicion. Përveç takimeve të shumta që pati me vajzat e programit, Bledi nuk arriti të përputhet me asnjërën dhe u largua nga programi.
Në mesin e thashethemeve të shumta që qarkulluan për të ishin edhe disa ku thuhej se Bledi ishte i fejuar dhe isha baba i në fëmije.
I ftuar së fundmi në “Expuls” Bledit iu kërkua gjatë intervistës që të sqaronte këto lajme.
“Jo jo (qesh). Nuk kam qenë as i fejuar as i martuar as i divorcuar as me fëmijë. Postoj shpesh një vajzë të vogël në Instagram por ajo është mbesa imë”, u shpreh ai.