INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I fejuar me Miley Cyrus? Liam Hemsworth më në fund përgjigjet!

I fejuar me Miley Cyrus? Liam Hemsworth më në fund përgjigjet!

Publikuar më: 11:34 15-04-2016

Të fejuar apo jo?!

Liam Hemsworth ka mohuar zërat se ai dhe Miley Cyrus janë sërish pranë martesës. Ylli 26-vjeçar i "Hunger Games" ka folur për herë të parë rreth lidhjes së tij me Cyrus, gjatë një programi australian i quajtur TV Week. "Nuk jam i fejuar, jo" ka thënë Liam përgjatë intervistës së tij, një intervistë kjo e regjistruar me 31 mars por e transmetuar vetëm këtë fundjavë. Për çudi, po të njëjtën javë, atë të 31 marsit, Miley u fotografua duke mbajtur në gisht një unazë e cila mendohej se ishte ajo e fejesës. Për të mos harruar drekat dhe premierat e filmave ku Miley dhe Liam janë parë krah per krah ditët e fundit. Ku i dihet, gjërat mund të kenë ndryshuar që nga dhënia e intervistës. Ne urojmë që çifti të jenë vërtetë të lumtur bashkë, pavarësisht statusit të tyre misterioz!

Article Logic
Execution time: 0.0042409896850586