MTV VMA ka qenë një sukses i vërtetë për Ariana Grande, ajo rrëmbeu çmimin ‘Best Pop’ dhe pa frikë mund të themi se e “dogji” skenën.
Në fund të performancës me siguri i patë dy gjyshet e saj të cilat e shoqëruan në përfundim të këngës “God is a Woman”.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, gjyshet e Arianës e kanë shoqëruar atë përgjatë gjithë natës. Ato janë gjyshet më ‘cool’ që kemi parë ndonjëherë!
Por akoma dhe më ‘cool’ u tregua i fejuari i Ariana Grande, i cili na shkriu zemrat me xhestin më të ëmbël në tapetin e kuq.
Duke ecur ai ka kapur për dore gjyshen e Arianës dhe sigurisht këngëtarja nuk mund të mos e kapte këtë moment dhe t’a ndante me ndjekësit e saj në Instagram.