INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I fejuari i jep duart, Mariah Carey nuk i kthen unazën 10 milionë dollarëshe! [FOTO]

I fejuari i jep duart, Mariah Carey nuk i kthen unazën 10 milionë dollarëshe! [FOTO]

Publikuar më: 15:33 27-10-2016

Edhe Mariah Carey mund të braktiset!

Bilioneri James Packer i ka dhënë fund fejesës me divën e muzikës pas çmendurive të kësaj të fundit. Sipas australianes Woman’s Day, lordi 48 vjeçar i kazinove e la këngëtaren 46 vjeçare për shkak të shpenzimeve të saj ekstravagante si dhe dështimit në spektaklin e saj të ri reality “Mariah’s World”. Një mik i familjes ka konfirmuar se gjithçka ka përfunduar në marrëdhënien shumë të publicizuar të dy personazheve të njohur. Burimi ka vazhduar rrëfimin duke thënë se Packer kishte probleme shumë të mëdha me faktin se spektakli reality do të ekspozonte jetën e tyre për sytë e gjithë botës. Mori fund gjithçka? Për Mariah nuk ka fare problem! Madje ajo të mbajë unazën e saj të fejesës me vlerë 10 milionë dollarë. Dhe duket se Packer e ka lejuar, vetëm për ta hequr qafe!

ring.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111