Nuk reshtin të rejat surprizuese nga i fejuari i vajzës së Eli Farës!
Çdo ditë del një lajm i ri intrigues për Edi Ismailin, të fejuarin shkodran të Marina Farës. Duke filluar nga njohja me kryeministrin Rama e deri tek dasma 300 mijë euroshe që u pasua me ndarjen ditën tjetër, për të po thuhet gjithçka. Për të mos folur më pas për lajmin që dikur Ismaili ishte frekuentuar për disa muaj me këngëtaren e famshme Rozana Radi. Megjithatë nuk mbaron këtu. Në “repertorin” e tij bën pjesë edhe një videoklip ku ai është shfaqur si mashkulli protagonist. Gazeta Express tregon se bëhet fjalë për klipin e këngëtares bukuroshe Joana, me titull “Si Kam Harruar”, të realizuar vite më parë.