INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I fik cigaren në krah, reperi kap Bieber për fyti

I fik cigaren në krah, reperi kap Bieber për fyti

Publikuar më: 12:14 13-04-2016

Një incident ka ndodhur mes Post Malone dhe Justin Bieber....

Malone duket shumë i rrëmbyer teksa  e ka kapur për fyti Bieber-in . Fotot janë bërë në brendësi të një clubi nate në Houston teksa reperi i “White Iverson” , shihet me dorën e tij të majtë rreth qafës së këngëtarit kanadez.

Kjo foto është marrë nga e njëjta mbrëmje ku më parë Bieber u kap nga kamera duke treguar se si ishte të fikje një cigare në krahun e Malone. Teksa Malone po performonte në club hitin e tij  “White Iverson”, Bieber u regjistrua me video nga një celular teksa bënte këtë veprim, duke fikur cigaren në krahun e reperit.

Megjithatë ky i fundit  nuk u ndal së kënduari. Në fotot e tjera, Malone po i kthen “nderin”  Justin-it  teksa duket  me krahun e tij të majtë dhe me gishtat duke  i shtrënguar  rreth qafës së këngëtarit të  hitit “Sorry”.  22 vjeçari duket i tronditur nga ajo që po ndodh. Nuk u arrit të kuptohej konteksti i këtyre dy incidenteve, nëse ishte për të tërhequr vëmëndjen apo për diçka tjetër. 

Article Logic
Execution time: 0.0037357807159424