Të martën ka filluar edicioni i parë i ‘Big Brother VIP Albania’ i moderuar nga Arbana Osmani. Ky format në natën e parë të tij pranoi plot 14 banorë VIP, ku njëri nga ta ishte edhe ish-futbollist nga Kosova, Granit Cana.
Djaloshi nga Kosova është vëllai i moderatores së njohur kosovare, Genta Cana.
Madje ajo vetë ka publikuar një fotografi të tij në Instagram, duke e uruar atë në këtë aventurë që ka nisur.
“Suksese vëlla, ne të duam ty”, ka shkruar moderatorja në mbishkrimin e fotografisë.
Banorët do të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.