Temperaturat e ulëta sjelli probleme të mëdha dhe tek emigrantët. Qindra azil-kërkues ndodhen ende të bllokuar në kufirin greko-maqedonas në temperatura mjaft të ulta.
Problemi më kryesor vijojnë të mbeten refugjatët që emigrojnë për arsye ekonomike, të cilat sipas udhëzimit të BE-së nuk duhet të lejohen të vijojnë rrugën e tyre drejt kontinentit të vjetër.
Autoritetet shprehen se i ftohti mund t’a rrezikojë seriozisht shëndetin e azil-kërkuesve. Ata kanë mundësuar ushqim, veshje dhe medikamente, për refugjatët të cilët kanë qënë në nevojë të menjëhershme për ndihmë.
Gjatë kësaj javë, qeveria maqedonase e ka lejuar kalimin e emigrantëve, por hapja dhe mbyllja e kufinjve është bërë me afate të caktuara. Një vendim i tillë u mor pas alarmit që dhanë organizatat ndërkombëtare, të cilat bënë me dije se rezervat e tyre ushqimore janë drejt fundit.