I ftohti polar po vjen. Këtë fundjavë termometri do të shënojë ulje të ndjeshme të temperaturave, të cilat do të kulmojnë në fundjave dhe gjatë javës së ardhshme.
Parashikohet që temperturat në zona të thella të ulen deri në -15 gradë. Për pasojë gjitha rrugët në lartësinë mbi 200 m mbi nivelin e detit, do të preken nga bora dhe ngricat.
Rrethet, që pritet “të pushtohen” nga dëbora duke nisur nga pasditja e të shtunës janë kryesisht në rajonet veri - lindjes së vendit, por dhe disa në juglindje.
Në këto ditë prezente do të jenë dhe rreshjet e shiut, që sasia më e lartë do të shënohet në qarkun e Shkodrës, ku priten të shkojnë deri në 90 mm. Nga rreshjet e dendura të shiut pritet të preket dhe Tirana, Elbasani, Lezha, Kukësi, Dibra me një sasi rreth 45 mm.
Për t’u paraprirë situatave të vështira e problematike, Ministria e Brendshme ka udhëzuar prefektët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal, që të marrin masat e duhura, sidomos në drejtim të mirëmbajtjes së akseve rrugore duke inspektuar gatishmërinë e mjeteve, forcave, si dhe depozitimin e granileve dhe kripës në segmentet problematikë.
Referuar parashikimeve, akset rrugore që mund të bllokohen apo do të kenë vështirësi në qarkullim do të jenë:
Shkodër – Koplik - Hani i Hotit
Shkodër - Kelmend
Shkodër – Lezhë - Milot
Vau i Dejës - Pukë
Pukë - Fushë Arrëz
Fushë Arrëz - Qafë Mali
Qafë Mali - Bajram Curri - Valbonë
Qafë Mali – Kukës - Morinë Bajram Curri – Helçan - Krumë
Krumë – Kukës - Morinë
Rruga e Kombit: Milot – Rrëshen - Morinë
Milot – Burrel - Qafë Buall – Bulqizë – Peshkopi - Maqellarë
Peshkopi - Kukës
Peshkopi – Steblevë - Librazhd
Librazhd - Prrenjas - Qafë Thanë
Pogradec - Korçë - Kapshticë
Korçë - Qafë Qarri – Ersekë – Leskovik - Tre Urat
Korçë - Voskopojë
Korçë - Dardhë
Korçë – Lozhan – Moglicë - Gramsh
Gramsh - Cërrik - Elbasan
Berat – Poliçan - Çorovodë
Memaliaj – Tepelenë – Gjirokastër - Kakavijë
Gjirokastër - Qafë Gjashtë - Sarandë
Vlorë - Llogara - Himarë - Sarandë