Vendim i drejtë?
Të gjithë u mahnitëm nga interpretimi i saj në “Luzhniki” të Rusisë, por kulmi i performancës së Era Istrefit, ishte shqiponja që bëri në podiumin e stadiumit. 24-vjeçarja i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me gjestin e saj, por shumë shpejt u pendua dhe e fshiu foton në pak minuta.
Nuk e dimë nëse këngëtarja mori ndonjë paralajmërim në Rusi, duke qenë se ky gjest cilësohet si provokues në një shtet që ende nuk e ka njohur Kosovën.
E ndërkohë që në një moment të gjithë u gëzuan kur panë foton me shqiponjë, shumë të tjerët u mërzitën nga fakti që Era e fshiu dhe këtë vrer e kanë shprehur në komente duke i kërkuar llogari se pse e ka fshirë.