INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I gjetën sozinë që i ngjan shumë, MOZZIK bën reagimin EPIK!

I gjetën sozinë që i ngjan shumë, MOZZIK bën reagimin EPIK!

Publikuar më: 13:36 19-09-2021

Prej kohësh tanimë TikTok është kthyer në rrjetin social më të përdorur, sidomos gjatë izolimit prej pandemisë kur njerëzit u përpoqën të tregoheshin sa më kreativë, duke e parë si një nga mundësitë e pakta të argëtimit. Tashmë ky aplikacion numëron mbi një miliard përdorues nga e gjithë bota, e mes shumë të tjerash, ka bërë të mundur që shumë persona të gjejnë sozinë e tyre sidomos të personazheve publike.

Siç ka ndodhur me reperin e njohur, Mozzik. I riu nga Gjilani, Herolind, që jeton në Paris, ka marrë vëmendje të madhe pasi duket identik si artisti. Në një intervistë për “T7” ai është shprehur se e vlerëson shumë reperin si njeri dhe do të donte që ta takonte.

1631959902358.jpg

 

Pasi fotot e tij bënë xhiron e rrjetit, nuk mund të mungonte një reagim as nga Mozzik, i cili po ashtu është me të njëjtin mendim si fansat. Në një video të Herolindit në “TikTok” ai ka komentuar me nota humori: “Mozzik a je ti vlla?” Tashmë mbetet vetëm t’i shohim të pozojnë së bashku.

 20210918_121009.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025160312652588