Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një ndër çiftet më të bukur të showbiz-it shqiptar.
Dita e djeshme për ishte shumë e veçantë, pasi shënonte përvjetorin e njohjes.
Mirëpo, planet e çiftit nuk kanë shkuar siç duhet për shkak të emergjencës së Covid-19 në mbarë botën.
Duket se Eni dhe Genci kishin planifikuar që këtë ditë speciale ta festonin me njëri-tjetrin në Maltë.
Megjithatë, ata janë detyruar të festojnë në mënyrë të papritur në karantinë. Ndërsa nuk ka munguar edhe një urim romantik nga e Gencit në rrjetet sociale.
‘E planifikuam në Maltë, përfunduam në karantinë. Jeta ndonjëherë hedh mbi ne dallgë e stuhi, por veçse për të na forcuar më shumë. Urime ditën e tretë të prillit, ditën që na bëri bashkë’, shkruan ai dedikuar Enit.
Kujtojmë që në shkurt të vitit që lamë pas, Eni i tha ‘Po’ partnerit pas propozimit të tij fantastik.