INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I gjithë rrjeti po i komenton, Beatrix flet për ndjenjat ndaj Donaldit dhe “pengesën” Semi: Ka kohë që e pëlqej…

I gjithë rrjeti po i komenton, Beatrix flet për ndjenjat ndaj Donaldit dhe “pengesën” Semi: Ka kohë që e pëlqej…

Publikuar më: 10:31 02-12-2021

Beatrix dhe Donald kanë pranuar pëlqimin për njëri-tjetrin gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar. Gjatë një bisede me vajzat, këngëtarja ka pranuar se ka qenë në siklet nga Semi, e cila është shoqe e moderatores Bora Zemani, me të cilën ka pasur lidhje Donaldi.

Beatrix tha se dalja e Semit e kishte çliruar, ndërsa shtoi se Donaldi i dha dritën jeshile njohjes së tyre.

“Më duket çdo gjë magjike. Shumë flutura në stomak, nuk e keni idenë. Fluturat janë gjithë kohës. Ka kohë që e pëlqej sepse kemi shumë gjëra të përbashkëta. Kur ishte Semi ndihesha në siklet!”- tha ajo.

Biseda e plotë:

Sarah: Më vonë shikoja sjelljen tate ndaj tij, mbase ti se bëje për të keq, por është ai momenti kur ti e pëlqen dikë, si të ndryshon mimika.

Beatrix: Nuk e kontrolloja dot, jam munduar.

Sarah: Ndodhi dhe muhabeti me Kledin, dhe unë e shihja që ju nuk kishit fare kimi. Shihja sesi Donaldi sillej me ty, mënyrën si të ngacmonte, që ndryshon nga mënyra sesi më sheh mua si motër të vogël. Është vënë re më shumë në ditët e fundit. Mund të jeni stepur edhe për shkak se ka qenë Semi këtu.

Beatrix: Unë personalisht rrushi, do kisha qenë në supersiklet, por dritën jeshile e kam marrë nga ai. Përderisa ai më ka dhënë aprovimin…

Tronditën rrjetin/ Beatrix flet për herë të parë

Beniada: Semi nuk e bënte me të keq.

Beatrix: Edhe unë do ta bëja për shoqen time diçka të tillë.

Beniada: Kur unë thashë që shoh kimi, ajo thoshte “çfarë thua”.

Beatrix: Kam pasur shumë frikë, kur doli aty, fillova të flas budalliqe, isha në super siklet. Unë? Nuk jam këtu! Isha shumë në siklet, se ishte nata që u bënë dhe shpëtimet.

Article Logic
Execution time: 0.0060951709747314