Moderatorja e njohur Kiara Tito ka qenë jo pak herë shkak i trazimit të ujërave në rrjetet sociale me postimet e saj. Sëfundmi videot e herë pas hershme si dhe fotografitë e shumta me barkun e fryrë, kanë ngritur një hipotezë se moderatorja mund të jetë në pritje të ëmbël. “Benzinë zjarrit” i ka shtuar gjithashtu dhe partneri i saj këngëtari Luiz Ejlli i cili me anë të një video nga Italia të postuar në llogarinë e tij në Instagram, tregon qartë siluetën e moderatores, barku i së cilës është dukshëm i fryrë.
Ende çifti nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare nëse kjo është e vërtetë apo një rreng i tyre, ndonëse me herët ata e kanë shprehur dëshirën e të paturit një familje të madhe.