Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës. 45-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital për shkak të plagëve të marra.
Sipas newsbomb.al viktima është Dilaver Zotaj. Ai u gjet i plagosur nga kalimtarët pranë shkollës së Selenicës, ku ndodhet edhe banesa e tij, dhe u dërguar drejt spitalit të Vlorës me makinë private.
45-vjeçari është gjetur i plagosur me tre plumba, ndërsa një prej plumbave e ka kapur në kokë.
Nuk përjashtohet mundësia e vetëplagosjes, megjithatë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.