Aurela Hoxha është një ndër modelet më të njohura shqiptare dhe shumë e suksesshme në punën që bën. Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Pop Culture” në rubrikën ku foli për karrierën si modele dhe gjithashtu edhe për jetën e saj private.
Një ndër pyetjet e moderatorit ishte, nëse i paragjykonte njerëzit nga pamja e jashtme dhe ndër të tjera Aurela tregoi:
“Realisht po. Do doja të thoja jo, por i kam fobi nga njerëzit e shëmtuar. Mami ma thotë gjithmonë, se kisha një lloj si frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më tregon, që në klasë të parë kishte një zotëri të shëmtuar, që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën, sepse kisha frikë ta shihja. Unë kam fobi njerëzit e shëmtuar”.
Kjo përgjigje ka bërë që shumë njërëz online e kanë sulmuar modelen me fyerje dhe e fjalë nga më banalet.